Dymbëdhjetë gjimnaste nga Kosovës po trajnohen në Turqi

16 janar 2024 | 12:06

Dymbëdhjetë gjimnaste nga Kosova të shoqëruar nga trajnerët e të mbështetur nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, po qëndrojnë në Turqi. Atje janë vendosur në kampin stërvitor për tu përgatitur për garat e radhës dhe për të marrë eksperienca të reja nga trajnerët ndërkombëtar.

Siç thuhet në njoftimin e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, gjimnasteve nga Kosova dh trajnerëve, nga sot pjesë e trajnimeve në kampin stërvitor në Turqi është edhe trajneri i kombëtares turke Cem Volkan Yavas.

Bashkëpunimi me trajnerin turk, shton një dimension të ri në këtë kamp trajnimi, duke sjellë një ndërthurje të njohurive dhe teknikave ndërkombëtare për sportistët kosovarë

Dita e pare në kampin trajnues në Turqi ka filluar, më 14 janar 2024!

Ky kamp, i organizuar nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, do të zgjasë deri më 21 janar 2024.

Dymbëdhjetë gjimnaste nga ekipi i Kosovës do të trajnohen për 7 ditë në këtë palestër që i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për stërvitje.

“Arsyeja pse jemi këtu është për të përmirësuar aftësitë tona në fushën e gjimnastikës dhe për të përfaqësuar me krenari vendin tonë në ngjarjet ndërkombëtare te radhës.

Ky kamp stërvitor është një mundësi e jashtëzakonshme për sportistët e gjimnastikës së Kosovës, për të ndërtuar më shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë”, thuhet ndër tjera në njoftimin për medie nga FGJK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, kishte…