Dyshimet për keqpërdorim të fondit për sigurimet shëndetësore, Plakiqi: Janë tendencioze

19 korrik 2022 | 12:55

Para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është duke raportuar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili lidhur me dyshimet për keqpërdorimet që kanë dal në media ka thënë se janë tendencioze. Ai ka thënë se të premten dosjen do ta dërgojë në polici.

Sipas tij, prej vitit 2018 kanë nisur sulmet, e që siç ka thënë ai, përkojnë me kohën prej kur ka propozuar ndryshimin e udhëzimit administrativ e tutje.

Lidhur me zyrat e agjencive pranë fondit, Plakiqi ka thënë se e ka ftuar inspektoratin shëndetësor për të ditur natyrën e këtyre agjencive dhe nga inspektorati i kanë thënë se nuk ka kompetencë sepse është kompetence e ARBK-së.

Sipas tij, deri më tani kanë barazuar 44 institucione shëndetësore që janë bazuar dhe shuma e fondeve të pashfrytëzuara është 1.4 milion euro.

Sipas tij, spitalet e barazua janë vendore.

Ai ka thënë se tani janë në fazën e barazimit me 48 institucionet jashtë vendit në Maqedoni të Veriut dhe Turqi.

Plakiqi lidhur me fryrjen e faturave ka thënë se kur është vërejtur qe ka diçka të dyshimtë e kanë adresuar në bordi.

“Bordi është kompetent për t’i verifikuar dhe aprovuar dhe kontakton familjarin dhe spitalin. Kur aprovohet kërkesa ne e bëjmë transaksionin. Kur është thënë se pacienti ka paguar por nuk ka marr shërbime nuk mundet asgjë me u lënë në institucionet shëndetësore, nuk ka shans teorike”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se fondi vepron sipas Ligjit për sigurime shëndetësore.

“Me çfarë baze ju e keni futur shtetin tonë në borxhe?”, ka pyetur ai, duke marrë këtë përgjigje nga Plakiqi.

“Ne nuk e kemi futur shtetin në borxh, neve na ka fut në borxh QKUK-ja dhe MSh-ja. Bordi i trajtimeve jashtë është kompetentë për aprovim dhe refuzim të kërkesave për subvencionim”, ka thënë ai.

Plakiqi ka thënë se obligimet për vitin 2021 janë 1.6 milion euro, ndërsa lëndët që janë në pritje nga bordi për aprovim janë 7.7 milionë euro potenciale, jo të aprovuara që shërbimet janë kryer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajt ceremonia e…