Dyshohet për kurdisje në një ndeshje të Copa del Rey

23 shkurt 2023 | 16:36

Në Spanjë kanë nisur hetimet për një ndeshje të Copa del Rey, që dyshohet të ketë qenë e kurdisur.

Mediumi spanjoll “Cope” raporton se La Liga është gati që t’i nisë hetimet për një kurdisje të mundshme të ndeshjes mes Levantes dhe Huracanit, e luajtur në fillim të dhjetorit të kaluar.

Gjykata e Melillas e ka nisur hetimin derisa thuhet se një ish-lojtar i Huracanit, skuadër që aktivizohet në ligat më të ulëta të futbollit spanjoll, është arrestuar për rolin e tij në grupin kriminal, i cili synonte të përfitonte në botën e basteve sportive.

Ndër të tjera, thuhet se policia i ka arrestuar gjashtë persona, derisa futbollisti në fjalë ka mbetur në paraburgim.

Kjo ndeshje kishte përfunduar me rezultat të thellë 8:0 në dobi të Levantes. Ky rezultat thuhet se iu ka leverdis shumë personave, të cilët kanë fituar shumë para nga vënia bast e kësaj loje me gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka cilësuar si mjerim…