Dyshohet se dhunoi një të mitur në motel, arrestohet burri nga Mitrovica

05 qershor 2022 | 08:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, i dyshuar se ka dhunuar një vajzë të mitur në një motel.

Në raportin 24-orësh policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 29.05.2022-15:30. Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës sonte, me fillim prej orës 20:45, e…