Dzeko: Fitorja ndaj Milanit është e merituar

19 janar 2023 | 11:01

Sulmuesi Edin Dzeko është shpallur lojtar i ndeshjes së Superkupës, ku Interi triumfoi ndaj Milanit me rezultat 3-0. Sulmuesi bshnjak është shprehur i lumtur me fitoren e arritur, duke thënë se Interi e meritoi triumfin ndaj rivalëve.

“Jam i emocionuar, i lodhur, por shumë i lumtur, sepse fituam një tjetër Kupë. E luajtëm jashtë shtëpisë dhe kundër rivalëve tanë, kjo na jep edhe më shumë kënaqësi”, ka thënë Dzeko.

“Sigurisht që mund të na japë edhe më shumë besim dhe energji. Ne fituam vitin e kaluar, erdhëm këtu për t’u përgatitur shumë mirë për ndeshjen. E dinim që Milani është një ekip i rrezikshëm, por djemtë tanë ishin të mrekullueshëm, fitorja është shumë e merituar”, është shprehur Dzeko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për një takim…