E ardhmja e Bylbyl Sokolit, në “mjegull”

26 korrik 2018 | 10:23

KF Llapi me shumë bujë e transferoi trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokoli, por “Profa” mund të mos i prijë Llapit në edicionin 2018/2019 për shkak të dallimeve të mëdha konceptuale në organizimin dhe drejtimin e këtij klubi.

Sokoli nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë trajner i Llapit, por kërkon t’i ketë duart e lira në punën e tij si trajner. Në anën tjetër, menjëherë pas kësaj mosmarrëveshje i ka “fërkuar” duart Ferizaj që ka konfirmuar interesimin për ish-trajnerin e vet.

Ditët e ardhme do të mësohet se a do të jetë Sokoli trajner i Llapit apo i Ferizajt.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen…