E dhimbshme, 25-vjeçarja nga Kosova vdes në një aksident trafiku në Gjermani

13 dhjetor 2021 | 14:22

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtares Antonia Tolaj nga Pobërgja në një aksident trafiku në Leipzig të Gjermanisë.

Ramosaj ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të 25-vjeçares e ka pranuar me pikëllim të thellë, teksa ka ngushëlluar familjen dhe gjithë qytetarët e Deçanit.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25-vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë. Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari e mbyllin këtë sezon të Formula 1 me një…