E ka tradhtuar me një tjetër futbollist? Wanda Nara flet për raportin me Mauro Icardi-n: Është situatë intime

08 gusht 2022 | 11:20

Modelja e njohur, Wanda Nara, ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shkak është bërë martesa e saj me futbollistin e famshëm, Mauro Icardi, me të cilin duket se po ndahet.

Duket se divorci nuk po vjen vetëm për shkak të sulmuesit të PSG-së, por edhe të vetë modeles argjentinase. Kjo e fundit akuzohet në vendlindjen e saj se e ka tradhtuar Icardi-n me një tjetër futbollist.

Kjo ka qenë arsyeja pse shumë gazetarë i kanë bërë pritë në aeroport së fundmi, teksa ajo po largohej nga Argjentina për t’u kthyer në Europë.

“Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje, gjithçka në rregull”, ishin fjalët e para të Wanda-s me gazetarët. Pas insistimit të tyre për një prononcim, ajo u ndal vetëm pak sekonda.

“Juve nuk mund t’ju gënjej. Për këtë arsye nuk ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është intime”, theksoi ajo para se të largohej.

Më pas thuhet se Nara ka udhëtuar drejt Europës dhe është takuar me Mauro Icardi-n për të sqaruar situatën e çiftit.

E ka tradhtuar me një tjetër futbollist? Wanda Nara flet për

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në…