E kam përjetuar sëmundjen, prandaj dua ta ndaloj vuajtjen e njerëzve të tjerë

03 maj 2020 | 09:12

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një intervistë për gazetën “The Sun”, ka treguar detaje për gjendjen e vet të keqe gjatë trajtimit të virusit COVID-19. Johnsoni tha se ka marrë shumë litra me oksigjen për të mbijetuar. Ai shtoi se java që kaloi në spital e ka shtyrë që të luftojë për ta tejkaluar virusin dhe ta kthejë vendin në gjendjen e mëparshme.

Më herët, e fejuara e kryeministrit, Carrie Symonds, njoftoi se e kanë emëruar djalin e tyre të lindur disa ditë pas lirimit të Johnsonit nga spitali me emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, që iu dedikohet gjyshërve të tij dhe dy mjekëve që e kanë trajtuar kryeministrin.

Johnsoni theksoi se kanë qenë momente të vështira dhe se ka menduar si do të dalë nga kjo situatë. Ai ishte diagnostikuar me koronavirus më 26 mars dhe ishte pranuar në spital 10 ditë më vonë, ku më pas ishte vendosur në kujdes intensiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara në lidhje me koronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar tani ka arritur në 28 131, një rritje prej 621 nga e premtja.

“Ishte e vështirë të besosh që vetëm në pak ditë shëndeti im u përkeqësua në atë shkallë. Mjekët kishin çdo lloj pajisje gati në rast se gjërat shkonin keq”, tha ai. Johnsoni shtoi se ai ndihet “me fat”, duke pasur parasysh që shumë të tjerë po vuanin: “Dhe kështu, nëse më pyesni: ‘A kam dëshirë për ta ndaluar vuajtjen te njerëzit e tjerë?’ Po, kam dëshirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e vendeve kryesore evropiane janë zotuar se do të…