E konfirmon ministri i Jashtëm italian: Nga të plagosurit e KFOR-it në veri, 11 janë italianë, tre në gjendje të rëndë

29 maj 2023 | 19:15

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë të ditur se 11 trupa italianë të KFOR-it janë plagosur nga përleshjet në Zveçan me protestuesit.

Tajani, ka thënë se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamjet e ushtarëve të lënduar të KFOR-it në…