E reja shkon me dhimbje barku në spital, lind në tualetin e urgjencës në Shqipëri

18 prill 2022 | 15:29

Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme ku një vajzë, e cila ka shkuar me dhimbje barku, ka lindur në tualet foshnjën e saj.

Shoqata e Infermierëve ka bërë me dije se e reja ishte paraqitur në spital më datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje barku, ajo fillimisht kishte shkuar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, por më pas nga mjekët roje i është kërkuar që të shkojë në tualet.

Sipas njoftimit të publikuar nga Shoqata e Infermierëve për shkak të krizave e reja ka lindur foshnjën e saj në tualet.

“Burime për Shoqatën e Infermierëve tregojnë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00 te mëngjesit është paraqitur ne Urgjencën e sëmundjeve të brendshme e cila tashmë konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente që pret të gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit çdo pacient dërgohet në specialitetin që ka nevojë për shërbim. Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton se ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet ku mori ndihmë dhe shërbimin e nevojshëm. Urime të përzemërta stafit të Urgjencës të cilët ishin prezentë dhe asistuan duke ndihmuar të renë e cila tashmë gëzon shëndet të mirë”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse…