E tmerrshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Prishtinë, i dyshuari raportohet se është 58 vjeç

08 prill 2025 | 12:15

Në raportin 24-orësh të së hënës, Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”, duke mos dhënë detaje tjera.

“Dhunim- Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Mediet kanë raportuar se viktima e këtij rasti është e mitur, më saktësisht 14 vjeçare. Sipas “Sinjalit”, ajo dyshohet se është dhunuar nga një 58-vjeçar me inicialet J.G.

Rastin në polici e ka raportuar babai i viktimës. Ai dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.

Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 26 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i…