E vërteta që po vjen në dritë!

08 korrik 2020 | 14:10
Rrustem Mustafa

Gjykata Speciale duhet të mbyllë gjithë ato të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së. Kombi shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore… UÇK-ja duke fituar përkrahjen me aleancën e NATO-s, përfshi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjerë, ato politika i orientoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes…
Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nëse analizohet në një paralele me historikun e luftërave për liri, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare.
Këto dy fuqi, UÇK-ja e vogël e në kërkim të lirisë, NATO-ja e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e në partneritet me shumë të panjohura, të paralizojnë forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.
Periudha pas çlirimit, po ashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosovës.
Sado të paralizuara, ato arritën të ngrenë kurthe, të prodhojnë propagandë anti-UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e çka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.
Produktet e kësaj fushate anti-UÇK dhe anti-shqiptare në përgjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.
Udhëheqësit e UÇK-së, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…