“EC Ma Ndryshe”: Drejtoria e Urbanizmit në Prizren mbetet jotransparente

22 gusht 2018 | 15:26

“EC Ma Ndryshe” kohëve të fundit është duke e vërejtur një mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

“EC”-i përmes një komunikate për medie është duke hasur vazhdimisht në vonesa dhe në përgjigje jo të plota nga kjo drejtori.

Në fakt janë dy raste specifike për të cilat “EC”-i nuk ka marrë fare përgjigje.

Këto praktika lënë hapësirë për dyshime në përkushtimin për rritjen e transparencës në punën e kësaj drejtorie.

Në rastin e parë “EC” ka kërkuar informata nga DUPH-ja lidhur me rishikimin e kushteve të lejes për një ndërtesë në Qendrën Historike të Prizrenit.

“EC më 3 gusht 2018 ka  kërkuar informata lidhur me këtë rishikim por ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje. Në rastin e dytë ‘EC’-i ka kërkuar informata zyrtare nga DUPH-ja lidhur me Planin Rregullues në zonën afër ‘Euro Center’ si dhe sqarime për kushtet dhe lejen ndërtimore për një ndërtesë shumëbanesore Kërkesa e njëjtë është dërguar edhe më 11 qershor 2018 por përsëri DUPH-ja nuk ka ofruar përgjigje brenda afateve ligjore”, është thënë në komunikatën e “EC Ma Ndryshe”, duke shtuar se përkundër faktit që qeverisja e re komunale ka premtuar transparencë radikale, këto raste tregojnë se nuk ka përpjekje të mjaftueshme në këtë drejtim.

“EC-i rikujton se në ‘Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale’, Komuna e Prizrenit vite me radhë vlerësohet me notë negative, veçanërisht indikatorët që kanë të bëjnë me planifikimin urban dhe monitorimin e projekteve urbanistike. Prandaj ‘EC Ma Ndryshe’ rekomandon Komunën e Prizrenit, respektivisht Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor që të zbatojë  në përpikëri dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke zbatuar praktika që e rrisin nivelin e transparencës dhe duke eliminuar vonesat në ofrimin e përgjigjeve lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike dhe informata zyrtare”, është theksuar në komunikatën “Ec Ma Ndryshe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije se…