Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik

20 janar 2021 | 16:46

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin tonë.

“Këta specializantë do të nisin specializimet më 1 shkurt dhe janë me financim të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot, po ashtu prita një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin. Entuziazmi dhe pasioni i tyre për të vazhduar specializimin, është për t’u vlerësuar shumë. Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë. I pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit”, ka thënë Zemaj të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot betohet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të…