Edhe 24 të shëruar dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

03 qershor 2020 | 17:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga të cilat janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Vitia është larguar nga posti i ministrit të Shëndetësisë,…