Stafi i MSh-së falënderon Vitinë: E mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik

03 qershor 2020 | 17:17

Arben Vitia është larguar nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pas votimit të Qeverisë Hoti.

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka thënë se gjatë këtyre tre muajve të pandemisë kanë arritur ta mbrojnë Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.

“Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik. Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës. Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm. Në këmbë dhe solidarë”, është thënë në njoftimin e MSh-së, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit…