Edhe djali i madh i Donald Trump infektohet nga COVID-19

21 nëntor 2020 | 21:46

Djali i madh i Presidentit të SHBA, Donald Jr Trump është infektuar me COVID-19. Ai është vetëkarantinuar teksa është totalisht asimptomatik si rast.

Vetë Presidenti amerikan, Trump ka deklaruar me anë të një postimi në ”Twitter” se Donald po bën mirë teksa ka falenderuar për mesazhet mbështetëse.

Ky është djali i dytë i Trump që infektohet, pas 14-vjeçarit Barren që e kaloi gjithashtu lehtë. Pak javë para zgjedhjeve edhe vetë Presidenti Trump bashkë me Zonjën e Parë, Melanie Trump u infektuan dhe e kaluan me disa trajtime.

lg.php.gifNdërkohë sa i përket Donald Jr. Trump, e fejuara e tij Kimberly Guilfoyle e kaloi në korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme është ndarë nga jeta, Bashkim Kopliku, ish-zëvendëskryeministër…