Edhe dy gazetarë ukrainas vijnë në Kosovë

22 maj 2022 | 14:21

Këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova.

Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU).

Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ofron mjete të qerasë për banesë, pagesë mujore dhe sigurim shëndetësor për 20 gazetarët që pritet të mbërrijnë në Kosovë në javët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut druajnë nga rritja e normës…