Edhe i biri i Sorosit mori pjesë në “Open Balkan”

29 korrik 22:43

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim rajonal, që është quajtur me titullin e ri “Open Ballkan”.

I pranishëm në “Open Balkan” në Shkup, ishte edhe Alexander Soros, i biri i financierit dhe filantropit të njohur amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, që njëherësh është edhe zëvendëskryesues i organizatës së Fonadacioneve për Shoqëri të Hapur.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim rajonal, që është quajtur me titullin e ri “Open Ballkan”.

Tre liderët Zaev, Rama dhe Vuçiq, në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.

Përmes rrjetit social “Instagram” Aleksander Soros, ka publikuar fotografi nga takimi midis tre liderëve, Zaev, Rama dhe Vuçiq, në të cilën konfirmon se edhe ai ishte i pranishëm në Shkup, atje ku u mbajt takimi, shkruan Demokracia.com.

Marrëveshja parasheh ndërtimin e “korsive të shpejta” në pikat kufitare, për kalimin më të shpejtë të njerëzve nga shtetet e rajonit. Ajo përmban edhe dispozita për sa i përket thjeshtësimit të formaliteteve për importin, eksportin dhe lëvizjen përkatësisht transportimin e mallrave; bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente; si dhe dispozitat e veçanta për sigurinë e ushqimit, çështjet veterinare dhe fitosanitare dhe lëvizjen e lirë të produkteve industriale jo-ushqimore.

Marrëveshja e Bashkëpunimit për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandumi i mirëkuptimit për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, dalin nga Nisma për bashkëpunim të avancuar ekonomik rajonal mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Dokumentet paraqesin funksionalizimin e iniciativës për të përmirësuar kushtet në lidhje me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe iniciativën për bashkëpunim mes vendeve në drejtim të mbrojtjes dhe shpëtimit nga katastrofat.

Forumi i Shkupit për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Dhomat e Tregtisë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë ka mbledhur shumë se 300 kompani nga këto tre vende, si dhe ekonomi të tjera rajonale dhe evropiane, por edhe përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare, universiteteve, delegacioneve dhe shoqatave ndërkombëtare.

Shumica e kompanive janë nga sektori i ndërtimtarisë, agro-ushqimit, energjisë, makinerisë, industrisë së automobilave, tekstilit, turizmit, programimit, telekomunikacionit, transportit e fushave tjera. Në kuadër të forumit janë mbajtur edhe takime të shumta të biznesmenëve nga rajoni ku janë shkëmbyer pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në këtë forum nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga Qeveria e Kosovës është thënë se janë kundër kësaj lëvizje.

Takimi i radhës i lidëve të Ballkanit të Hapur do të jetë në Beograd në tetor por sfida më e madhe e kësaj iniciative është gjithë përfshirja e vendeve të tjera të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laçi shkruan historinë në kompeticionet Evropiane, teksa mbrëmjen e sotme…