Edhe komuna e Deçanit nesër fillon mësimin

20 janar 2019 | 22:13

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se në këtë komunë të hënën do të fillojë mësimi.

“Sonte në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që nesër të fillojmë me procesin mësimor. Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënesit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt. Kurse për nesër kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës që në ora 8:00 të jenë në takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Bashkim Ramosaj.

Sonte në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Sonntag, 20. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes…