Edhe LDK-ja lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit

06 tetor 2022 | 15:00

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si shenjë pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që kanë qenë në grevë.

LDK-ja dhe PDK-ja e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa PDK-ja ka paralajmëruar për dorëzimin e një kallëzimi penal ndaj ministrit Hekuran Murati dhe sekretarit të kësaj ministrie.

“LDK-ja në shenjë pakënaqësie, ndaj sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë për pagat e mësimdhënësve, lëshojmë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Me arsyetimin se qeveria po shkelë rendin juridik në Kosovë, duke ua pamundësuar 25 mijë familjeve kosovare të ardhurat. Qeveria e Kosovës po tenton të bëhet edhe përmbysëse e rendit kushtetues. Mospagesa është veprim arbitrar”,ka thënë Gashi, duke shtuar se nesër (e premte) do të ketë seancë të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat pritet të dhurojë…