Edhe Milani në garë për Brojën

07 korrik 2022 | 15:10

Armando Broja ende nuk e di se në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm. 20-vjeçari është rikthyer tek Chelsea, por nuk e di nëse do të qëndrojë në “Stamford Bridge” gjatë apo jo.

Përfaqësuesi shqiptar dëshiron të luajë rregullisht dhe këtë “luks” vështirë se do të mund ta ketë në Chelsea. Prandaj, Të Kaltrit po mendojnë ta huazojnë lojtarin, ose ta shesin përfundimisht kartonin e tij gjatë kësaj vere. Newcastle, Evertoni dhe West Hami dhe Southamptoni, janë klubet e interesuara për Brojën në Angli. Por, atë e pëlqejnë edhe klubet e Serie A.

Më saktësisht, Milani është klubi më i interesuar për të në Itali, ndërsa krahas “Rossoneri”, atë e pëlqejnë edhe Napoli e Atalanta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të…