Edhe një dështim i ministres Hajdari, APK-ja nuk gjen konflikt interesi në rastin e Prestreshit

24 gusht 2023 | 14:20

Një vendim i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dëshmuar se shkarkimi i Pranvera Prestreshit nga ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, është i pambështetur në prova.

APK-ja, ish-Agjencia Kundër Korrupsionit, nuk ka gjetur konflikt interesi në rastin e ish-zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), të shkarkuar më 22 qershor të këtij viti.

Pranvera Prestreshi, e cila ushtronte detyrën e drejtoreshës së ARBK-së kur vendosi për pezullimin e vendimit për mbylljen e televizionit “Klan Kosovën”, ishte shkarkuar nga pozita një ditë pas vendimit në favor të biznesit. Arsyeja: Dyshohej se ndodhej në konflikt interesi.

“Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit meqë ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së, punon për Klan Kosova”, ishte thënë në vendimin e ARBK-së për shkarkimin e Prestreshit.

Por, Pranvera Prestreshi nuk ndodhet në konflikt interesi. Kështu ka konstatuar Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në një vendim të nxjerrë të hënën më 21 gusht, rreth dy muaj pas shkarkimit të saj.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka ardhur në përfundim se pas hetimeve të zhvilluara, nuk ka prova të mjaftueshme që e argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit në rastin e saj.

“Mbyllet rasti për zyrtaren, znj. Pranvera Prestreshi, ish-zëvendës drejtoreshë e përgjithshme e ARBK-së, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që e argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit”, është thënë në vendimin e APK-së.

ARBK-ja kishte ngritur pretendimet për konflikt të interesit pas dyshimeve se avokati Blerim Prestreshi, vëllai i Pranvera Prestreshit, ka afërsi me “Klan Kosovën”.

Pas kësaj, ARBK-ja pretendonte se ish-zëvendës drejtoresha ka deklaruar që avokati Blerim Prestreshi, djali i vëllait të burrit të saj, është avokat dhe i njëjti në vitin 2015, kishte firmosur një kontratë për bartje për “Klan Kosovën”.

Sipas saj, një kontratë e tillë ka qenë pjesë përbërëse e dokumentacionit që është dorëzuar në ARBK për ndryshime në informatat e biznesit dhe jo në certifikatën e regjistrimit.

“Në këtë periudhë […] nuk kam punuar dhe nuk kam pasur asnjë pozitë në sektorin e regjistrimit të bizneseve e rrjedhimisht as në ndryshimet që bëhen në një subjekt. […] jam caktuar në pozitën e zv/drejtores të ARBK-së më datë.. 24.02.2023 dhe këtë funksion e kam ushtruar deri më 21.06.2023 […] B.P., as si avokat e as në ndonjë cilësi tjetër, nuk ka parashtruar kërkesë në ARBK për korrigjimin, ndryshimin, plotësimin apo çfarëdo veprimi tjetër, por edhe në emër të K.K., si pasojë e të cilave paska ardhë deri tek shfuqizimi i vendimit për pezullim të certifikatës së regjistrimit”.

“Vendimi për shfuqizim nuk është nxjerrë në bazë të ndonjë kërkese nga ana e tij por sipas kërkesës së bërë […] nga ana e përfaqësuesit të autorizuar të K.K. SH.P.K. […] edhe sikur të kishte një kërkesë të parashtruar nga ana e B.P., e që nuk është, ai është djali I kunatit tim (djali i vëllait të burrit) që nuk hyn në kategorinë e anëtarëve të familjes (personave të afërm) sipas ligjit […]”, ka thënë Pranvera Prestreshi në një përgjigje për APK-në.

Pranvera Prestreshi ka qenë zëvendësdrejtoreshë nga 24 shkurti deri më 21 qershor. Me vendimin e 14 qershorit, është pezulluar certifikata e biznesit të “Klan Kosovës”, e datës 29 maj, 2020.

Vendimi është nënshkruar nga Prestreshi, në cilësi të zëvendësdrejtoreshës së ARBK-së. Të nesërmen, ajo e kishte korrigjuar këtë vendim, për shkak të një “gabimi në preambulë”.

Më pas, më 21 qershor, ishte shfuqizuar vendimi i 14 qershorit, ku ishte pezulluar certifikata e biznesit të “Klan Kosovës”.

Kjo, nuk ishte pritur mire nga pushteti. Pushtetarët e LV-së e shkarkuan Pranvera Prestreshin. Në vend të saj, Ministria e Tregtisë e ka emëruar Lebibe Halitin, motrën e deputetit të LV-së, Enver Haliti./Paparaci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka lavdëruar popullin ukrainas…