Edhe një futbollist i Juves mposhti Covidin

23 janar 2021 | 21:27

Juventus gjatë javëve të fundit ka vuajtur infektimet e shumta në skuadër, por situata fatmirësisht po përmirësohet. Pas shërimit të Cuadrados, radhën e ka Matthijs De Ligt.

Është vetë klubi juventin, që lajmëron lajmin e rikthimit të holandezit, i cili mësohet se do jetë ne dispozicion të trajnerit Pirlo në ndeshjen e nesërme ndaj Bolognas në “Allianz Stadium”.

NJOFTIMI – Matthijs de Ligt kreu, sipas protokollit, dy kontrolle të provës molekulare (tamponë) për Covid-19 dhe rezultoi negativ.

Kështu, lojtari është rikuperuar dhe nuk do i nënshtrohet më regjimit të izolimit. Ai do të bashkohet me ekipin në J Hotel në grumbullim dhe do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta është kthyer në një makth të vërtet për Milanin.…