Edhe një futbollist i Kosovës mund t’i bashkohet Fenerbahçes

30 maj 2020 | 17:48

Pas Vedat Muriqit edhe një tjetër futbollist i Kosovës mund t’i bashkohet Fenerbahçes.

Fjala është për sulmuesin Elbasan Rashani, i cili është pjesë e Odd në Norvegji.

“Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, vlera e të cilit është 500 mijë euro, do të përshtatet lehtë te Fenerbahçe dhe do të jap kontribut të çmuar. Kontrata e Rashanit përfundon në fund të vitit dhe mund të transferohet për çmim të lirë”, shkruan mediumi turk “Fanatic”.

Rashani ka luajtur edhe për Brondbyn dhe Rosenborg, kurse për Kosovën është paraqitur në 12 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

 (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Werder Bremen e ka befasuar Schalke 04, pasi e mposhti…