Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

09 prill 2020 | 21:40

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola mund të kishte në dispozicion Rio Ferdinand në…