Edhe një parti kundër mocionit të LV-së për rrëzim të qeverisë

10 shtator 2020 | 08:44

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë në Interaktiv të KTV-së, se partia e tij nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti. “Nuk e përkrahim mocionin e Vetëvendosjes dhe nuk është iniciativë serioze. Më shumë është një lojë me opinionin. Por, sa i përket Aleancës, ne nuk i japim nënshkrimet dhe nuk e përkrahim këtë nismë”, ka thënë ai.

Selmanaj ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh mënyrën se si është duke funksionuar koalicioni. “Nëse krijohen zhvillime të reja, kur nuk respektohet marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit, atëherë është çështje tjetër. Atëherë, ne do të ulemi dhe do ta shprehim qëndrimin tonë”, ka thënë ai.

Selmanaj është pyetur nëse do të mbështetej mocioni i VV-së nëse Haradinaj nuk bëhet president. “Nuk mund të flas për situata hipotetike. Ne tani për tani e kemi propozimin tonë që Ramush Haradinaj të jetë president i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është përplasur në “Debat Plus”…