Edhe një polic i Kosovës kërkoi ndihmë mbrëmë, kishte copa të predhave në abdomen

25 shtator 2023 | 08:32

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka thënë se dje në orët e mbrëmjes edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas saj, ai kishte copa predhash në abdomen, të cilat i janë larguar me operacion.

Zhubi tutje bëri me dije se polici është jashtë rrezikut për jetë.

“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe posa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak”, u shpreh ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Atlantiku” në Nju-Jork ka reaguar përmes një komunikate në…