‘Edhe unë jam kriminel i luftës!’

19 maj 2021 | 11:55

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratën e mbrëmshme në Bruksel ku ka theksuar se në rajon ka ende kriminelë lufte që janë kryetarë partish.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Behrami shkruar një fjali “Edhe unë jam kriminel i luftës”.

Ndryshe për këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Adil Behramaj ku ka akuzuar Kurtin se ai e ka pasur fjalën për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin

“Në mes të natës, Albin Kurti i paska shpallur kriminelë të luftës ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ende pa filluar gjykimi i tyre në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i kanë nga 3 dekada kontribut për lirinë tonë, Kurti si kryeministër i paska barazuar në Bruksel me shërbëtorët e regjimit të Millosheviqit. Kryeministër i kujt është ky?!”, ka shkruar Behramaj ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi ndan fronin për më shumë…