Ronaldo: Haaland apo Mbappe? Vështirë të zgjedhësh

19 maj 2021 | 11:53

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi ndan fronin për më shumë se dhjetë vjet në botën e futbollit. Këtë sezon, megjithatë, të dhënat e tyre të mira individuale po e mbyllin me zhgënjime në ekipet e tyre.

Portugezi i Juves po kalon një kohë të keqe dhe mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve pavarësisht prej kontributit të tij. Barcelona, megjithëse fitoi Kupën e Mbretit, mbeti pa titull fundjavën e kaluar, pa marrë parasysh se Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga.

Ndikimi i tyre nuk është më aq “brutal” dhe trashëgimtarët çdo ditë duken më afër vendit të nderit, që për vite dhe vite ishte i rezervuar vetëm dhe ekskluzivisht për ta. Tashmë po mbërrin “gjaku i ri”, përfaqësuar nga dy eksponentë maksimalë: Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Cristiano Ronaldo foli për të dy në një deklaratë të dhënë për “Livescore”, portal me të cilin sapo ka nënshkruar një kontratë të re sponsorizimi.

“Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një lojtar për të thënë se ai do të jetë më i miri, por është emocionuese të shohësh këtë brez të ri të të rinjve si Haaland dhe Mbappe”, ka thënë ylli portugez. Për të arritur majat, si ai, CR7 tregon vetëm një rrugë përpjekjeje dhe sakrificë: “Disa janë të aftë të bëjnë një ose dy sezone të shkëlqyera, por vetëm më të mirët janë ata që qëndrojnë në majë sezon pas sezoni. Kjo nuk është aq e lehtë. Duhet punë dhe shumë përkushtim”, ka deklaruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar pas një shakaje pa…