Edi Rama për “Sunny Hill”: S’ka si Tirana

14 qershor 2022 | 20:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur lajmin për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Të martën, organizatorët njoftuan për zhvendosjen e festivalit. Ata u ankuan për vonesat në përgjigjen e institucioneve të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të lokacionit. Si pasojë, njoftuan për zhvendosje në drejtim të Tiranës.

Rama e ka cilësuar vendimin për zhvendosje si lajm të mirë.

“Festivali ‘Sunny Hill’ vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tanimë e ka konfirmuar mbajtjen…