Edvin Kuç: Jam i gatshëm të ‘vdes’ për Ballkanin

25 gusht 2023 | 14:46

FC Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit. Pas ndeshjes për mikrofonat e “SuperSport” foli edhe kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, i cili edhe pse i lënduar luajti deri në fund të ndeshjes.

“Urime Kosova, për të gjithë që e duan Ballkanin. Nuk është e lehtë të ndërrohet formacioni, kishim lojtarë të rinj, por prapë kemi treguar karakterin që e kemi. Sinqerisht për këtë grup mundem edhe me ‘vdes’ e jo të luaj futboll, falënderoj stafin që unë munda të vazhdoj lojën”, ka deklaruar Kuç për “SuperSport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
lber Ramadani përmbushi ëndrrën e tij të fëmijërisë. Mesfushori shqiptar…