Ramadani: Serie A e kisha ëndërr fëmijërie

25 gusht 2023 | 14:40

lber Ramadani përmbushi ëndrrën e tij të fëmijërisë. Mesfushori shqiptar debutoi në Serie A  me fanellën e Lecces. Lojtari 27-vjeçar ka treguar për “Daily Record” se nuk mund ta refuzonte ofertën nga klubi italian dhe menjëherë ia bëri të ditur drejtueseve të Aberdeenit se Serie A ishte ëndrra e tij.

Ramadani nuk nguron të falënderoj klubin skocez, që e bëri të ndihet si në shtëpi dhe më pas i dha shansin të provonte veten në një nga ligat më të forta të Evropës.

“Është një hap i madh për mua dhe më duhej ta bëja. Kur isha fëmijë, gjithmonë ëndërroja të luaja në një nga ligat më të mira në botë. Serie A është liga e dytë më e mirë në botë dhe për mua është një ëndërr e realizuar. I thashë babait tim që jam larguar nga shtëpia për 12 vjet dhe gjithmonë i kam thënë se do t’ia dilja. Kështu, kur lindi mundësia, më duhej t’i tregoja Dave Cormack (kryetar), Alan Burrows (shefi ekzekutiv) dhe Steven Gunn (drejtor sportiv) se duhej të lëvizja, sepse të luaja në Serinë A është ëndrra ime. Më duhet të falënderoj Aberdeenin, sepse më dhanë këtë mundësi dhe lejuan që kjo të ndodhte”, ka deklaruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të fillojnë trajnimin…