Ekipi i ri negociator nis takimin me Federica Mogherinin

08 janar 2019 | 10:34

Në Bruksel ka nisur takimi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit, Evropian, Federica Mogherini.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, një nga kryesuesit e delegacionit, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky takim do të jetë për ta njoftuar Brukselin me delegacionin si dhe për ta treguar përkushtimin, vendosmërinë dhe seriozitetin e Kosovës për dialog.

“Takimi është për ta njoftuar Brukselin me delegacionin si dhe për ta treguar përkushtimin, vendosmërinë dhe seriozitetin tonë për dialog. Aty do t’i paraqesim idetë se si e shohim platformën e dialogut, por presim edhe nga Brukseli që të paraqesë vetë se si e sheh pjesën finale të dialogut në mes të dy vendeve”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Besnik Bislimi, ka vlerësuar se…