Ekipi negociator të martën shkon në Bruksel

24 janar 2019 | 16:17

Ekipi negociator i Kosovës të martën do të zhvillojë takime në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar takimin e së martës, duke sqaruar se delegacioni shtetëror e ka ngarkuar atë që të hartojë platformën e dialogut.

Ai pret që ky dokument të jetë gati të hënën dhe beson se do ta dërgojnë po këtë ditë në Kuvend.

“Pala serbe nuk do paraqitet në Bruksel, ne besojmë se do të tregojmë vullnetin tonë me vazhduar dialogun të martën do jemi në Bruksel, por delegacion i shtetëror që më ka ngarkuar mu me hartuar një platformë besojmë se do të jemi te gatshëm të hënën në gjuhën shqipe”.

“Kuvendi do takohet ne do ta prezantojmë këtë platformë dhe kjo është mënyrë më e mirë se si t’i qasemi dialogut një raport i ri kontraktual i Kosovës dhe partnerëve perëndimor ne procesin e dialogut dhe javën e ardhshme Kuvendu do thirr një seancë për çështjen e platformës dhe dialogut”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se taksa ndaj Serbisë është mënyra më e mirë që të tregohet se Kosova është shtet sovran dhe askush nuk mund ta ndal për veprimet që merr.

Sipas tij, Kosovë pos taksës ka edhe ide tjera kreative që ndoshta mund do të habisin, opinionin, raporton “Ekonomia Online”.

“Si ministër i jashtëm për 7 vite që kam qenë dhe i kam vizituar këto vende nuk do jetë e pranueshme të rri kokë ulur nëse Serbia e godet Kosovën, kemi ide edhe tjera kreative nëse nuk ndalen”, ka deklaruar Hoxhaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të skanojë 182 kontrata…