Eklipsi diellor ndodh nesër më 10 qershor

09 qershor 2021 | 23:29

Për herë të parë gjatë vitit, nesër më 10 qershor, do të ndodh eklipsi i parë diellor.

Ky fenomen do të shihet më pak në Evropë, por mëm shumë në Kanadanë lindore, Rusinë lindore dhe Groenlandë, ku nuk do të duket i plotë, por unazor.

Kur ndodh një eklips dhe sateliti ynë, gjatë orbitës së tij, është në një pozicion relativisht larg Tokës siç është në 10 qershor, madhësia e dukshme nuk është e mjaftueshme për të errësuar të gjithë diskun e Diellit.

Efekti është i një Hëne që duket se “hyn” në Diell, duke lënë një kurorë të jashtme të yllit tonë të zbuluar, të cilit i jepet emri sugjerues i unazës së zjarrit.

Kushdo që dëshiron të vëzhgojë këtë “festë” të errët të Diellit duhet të mos shikojë drejtpërdrejt në yllin tonë, as me dylbi dhe as me sy të lirë, pa përdorur një filtër diellor të përshtatshëm. Syzet e diellit dhe pajisje të ngjashme nuk mbrojnë aspak nga rreziqet që lidhen me vëzhgimin e diellit.

Ata që duan të shohin unazën e zjarrit me gjithë shkëlqimin e saj mund të ndjekin eklipsin drejtpërdrejt në faqen e Projektit Virtual Telescope (The Virtual Telescope Project).

Takimi me eklipsin tjetër diellor është caktuar për 4 Dhjetor. Por, për ta parë drejtpërdrejt atë, do të duhet të shkosh vetëm në Antarktidë!

Eklipsi diellor dhe ai hënor do të ndodhin në qershor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një agjenci lajmesh pretendon se ka zbuluar se miliarderët në…