Ekonomia e Spanjës shënon rritje përkundër krizës së Katalonjës

28 dhjetor 2017 | 21:57

Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë.

Banka Qendrore e Spanjës, njoftoi se pritet që ekonomia e vendit të shënojë rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, përkundër paqartësisë së shkaktuar nga tentativat për pavarësinë e Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banka qendrore, në një deklaratë me shkrim, bëri të ditur se trendi i rritjes vazhdon falë eksportit të madh. Banka e cila parashikon një rritje prej 0.8 për qind në çerekun e fundit të këtij viti, njoftoi se eksporti i lartë ka balancuar humbjen ekonomike në Katalonjë të shkaktuar nga tentativat për pavarësi.

Të dhënat rreth rritjes në çerekun e fundit do të shpalosen muajin e ardhshëm nga institucioni kombëtar statistikor.

Pritet që ekonomia e Spanjës në vitin 2017 të shënojë rritje prej 3.1 për qind. Ndërsa qeveria pritjen për rritje në vitin 2018 e zvogëloi nga 2.6 në 2.3 për qind për shkak të krizës së Katalonjës.

Spanja e cila kah fundi i vitit 2013 doli nga recesioni, është një ndër ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City duket se do të jetë aktive edhe gjatë…