Ekonomia gjermane do të përballet me dimër të vështirë

29 nëntor 2021 | 14:01

Ekonomia gjermane po përjeton një dimër të vështirë, sipas ekonomistëve të instituteve kryesore financiare dhe ekonomike, të pyetur nga DPA.

“Pas bumit ekonomik të verës, në rastin më të mirë, ka të ngjarë të ketë vetëm një rritje të pandjeshme deri në fund të vitit”, tha Katharina Utermoehl nga ”Allianz Group”.

Marc Schattenberg i Deutsche Bank parashikoi rritje zero në muajt e ardhshëm, pas valës së katërt të Covid-19.

“Unë pres që rritja ekonomike të ngecë”, theksoi ai.

Gjermania renditet shumë prapa fqinjëve të saj të eurozonës për sa i përket rritjes ekonomike, me ”Utermoehl” që parashikon vetëm 2,7 për qind rritje për vendin në vitin aktual.

Në të gjithë bashkimin monetar prej 19 anëtarësh, rritja parashikohet rreth 5 për qind.

Në Gjermani, normat e larta të infeksionit kanë çuar në një rënie të shpenzimeve të konsumatorit, të cilat deri më tani kishin kompensuar problemet strukturore në industri.

“Ne po shohim që konsumi në sektorin e shërbimeve gjithashtu të vështirësohet”, tha Veronika Grimm, anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë të qeverisë gjermane, të njohur jo zyrtarisht si “burrat e mençur”.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se ”ndikimi në ekonomi do të mbetet i kufizuar” duke theksuar se ”sektorët ekonomikë të prekur si kultura, turizmi dhe gastronomia, janë industri që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të vlerës së shtuar bruto”.

Megjithatë, krye ekonomisti i grupit bankar shtetëror KfË, Fritzi Koehler-Geib, pranoi gjithashtu se perspektiva nuk ishte e mirë.

“Në funksion të këtyre pengesave, të gjithë analistët ekonomikë kanë rishikuar parashikimet e tyre për vitin aktual në mënyrë të konsiderueshme në rënie”, shtoi ajo./atsh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia malazeze ka kapur 37 kilogram kokainë në një makinë…