Ekrem Kastrati uron qytetarët për festat e Nëntorit

27 nëntor 17:18

Në prag të festave të 28 nëntorit, kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati, sot, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Malishevë, në Kleçkë dhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit.

“Si kurrë më parë popullit shqiptar i duhet unitet në funksion të ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona kombëtare dhe të vërtetës sonë historike”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij zyrtar në FB.

Gjithashtu, Kastrati ka thënë se, në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj date ndër shekuj.

“Të gjithë qytetarëve urime Festat e 28 nëntorit! Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar në fund të statusit të tij, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

https://www.facebook.com/100073070773005/posts/129890719456620/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 27 nëntor se janë regjistruar…