Ekskursion në Shqipëri, shkolla ‘dr. Ali Sokoli’ shpall ofertë për operatorët ekonomikë

10 maj 2022 | 15:53

Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” është duke planifikuar t’i dërgojë maturantët e saj në një ekskursion në Shqipëri.

Me këtë rast, kjo shkollë ka shpallur një ofertë për agjencionet turistike, të cilat mund të aplikojnë për dërgimin e maturantëve në shtetin shqiptar.

“Në ofertë të parashihet çmimi i akomodimit, ushqimit, transportit, dhe shpenzimet e ndryshme që paraqiten me rastin e vizitave në muze dhe kala që parashihen në rrugëtimin e ekskursionit”, është thënë në ofertë.

Po ashtu, në këtë ofertë janë paraqitur edhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë.

Dorëzimi i ofertave mund të bëhet në Qendrën e Shërbimeve në Komunën e Prishtinës me adresimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).

Afati për pranimin e ofertave do të jetë deri më 15 maj 2022, në orën 14:00.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar, Besiana Musmurati, ka bërë…