Eksperti amerikan kërkon nga BE-ja dhe ShBA-ja t’ia ndalin Vuçiqit fushatën kundër Kosovës

09 qershor 2021 | 17:53

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar qasjen  e përdorur së fundmi nga BE-ja dhe ShBA-ja në lidhje me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Meir ka thënë se është shumë e rëndësishme që Palmeri dhe Lajçaku po bëjnë presion për vazhdimin e dialogut.

Mirëpo, sipas tij, problematik është fakti se Serbia po e vazhdon fushatën për çnjohjet e Kosovës e në anën tjetër deklaron se “beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje” me Kosovën.

Ai ka thënë se BE-ja dhe ShBA-ja duhet t’ia bëj të qartë Vuçiqi se nuk mund t’i përdorë dy mënyrat e veprimit dhe se fushata kundër njohjeve të Kosovës duhet të ndalet.

“Është shumë e rëndësishme që zëvendësndihmës sekretari i Shtetit i ShBA, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak po bëjnë presion për të dy vendet për të vazhduar me dialogun. Ndërsa presidenti serb Vuçiq deklaroi se ‘Unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi në dialogun me Kosovën’, në të njëjtën kohë ai po vazhdon fushatën e tij për të bindur vendet e tjera të mos njohin pavarësinë e Kosovës. BE-ja dhe ShBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se ai nuk mund t’i ketë të dy mënyrat dhe duhet të vendosë që nëse dëshiron që Serbia të integrohet në BE-ja fushata për mosnjohjen e Kosovës duhet të ndalet sepse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për integrimin e Beogradit në BE”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…