Hide thotë se duhet të tregohemi pak të kujdesshëm pasi këtë konflikt kanë tentuar ta zgjidhin më parë kancelarë gjermanë dhe aktorë të rëndësishëm të politikës Evropian dhe nuk ia kanë dalë dhe shton se nuk mund të ketë sukses Rama që deri para pak vitesh kishte njohuri të kufizuara në gjeopolitikë.

“Çështjen Greqi-Turqi nuk kanë arritur ta negociojnë dot as kancelarë gjermanë dhe shumë e shumë aktorë të tjerë nuk mund të pretendojnë një kryeministër që deri para 8 vjetësh shumë pak gjëra njihet nga gjeopolitika dhe papritur të këtë aureolë. Ne mund të rrisim kultin e individit, por Greqia dhe Turqia kanë grupet e veta të interesit”, tha ai.

Sipas ekspertit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare raporti Shqipëri-Turqi është më shumë një raport personal mes dy liderëve të vendeve përkatëse ndaj thekson se, “individët vijnë dhe ikin dhe ajo që mbetet është interesi kombëtar”.

“Teza është e kultit të individit mbi diplomacinë e shtetit. Unë jam kundër kësaj teze, mendoj se individi sapo që të jetë kryeministër apo president nuk mund të kapërcejë interesat kombëtare apo interesat e shtetit”, u shpreh z. Hide për Euronews Albania.

Ai shtoi më tej se, mesazhi që kryeministri Edi Rama ka dashur t’i japë një mesazhe Bashkimit Evropian me vizitën në Turqi dhe një prej tyre është se “Shqipëria ndihet e tradhtuar për mënyrën se si BE ka menaxhuar situatën e COVID-19”.

Por, z. Hide thekson se për Shqipërinë është e pamundur që të ngrihen hipoteza për një alternativë të dytë nga ajo e integrimit në BE, duke thënë se “Turqia nuk është alternativë, por vetëm një partner”.

Eksperti nënvizon se për Shqipërinë është më shumë Greqia një partner i afërt se sa Turqia pasi kanë më shumë të përbashkëta. Në fund ai shton se vizitat e Ramës në Turqi dhe Greqi mund të kenë dhe të fshehta duke thënë se “zakonisht në diplomaci punohet mbi tavolinë dhe nën tavolinë”.

“Një drekë punë ku diskutohet integrimin në BE dhe lufta ndaj COVID-19 zakonisht mund të fshehë diçka tjetër”, përfundoi Enri Hide./euronews.al