Ekzekutohen pagesat për 500 familje që humbën familjarët nga Covid-19

26 tetor 2021 | 16:59

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19.

Ministri ka bërë me dije se pagesat janë ekzekutuar për rreth 500 familje përfituese.

“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Murati ka njoftuar se disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione.

Sipas masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me Covid-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 euro.

Postimi i plotë i tij:

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.
Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.
Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Chelseat, Jorginho shihet si një ndër favoritët për…