Jorginho: Gjithmonë e kam ëndërruar ‘Topin e Artë’

26 tetor 2021 | 16:56

Mesfushori i Chelseat, Jorginho shihet si një ndër favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’ për këtë sezon. I intervistuar për “Sky Sport”, italiani dha mendimin e tij lidhur me çmimin prestigjioz për këtë vit.

“Kur isha fëmijë nuk e mendoja që do të shkoja kaq larg, por gjithmonë e kam ëndërruar ta fitoj. Favorit? Nuk di asgjë, madje pyes tifozët se kë mendojnë si favorit. Unë thjesht jam i lumtur që familja ime ndihet krenare për mua”, u shpreh 29-vjeçari.

Jorginho zhvilloi një sezon perfekt ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Chelsean, por triumfoi dhe në Evropian me Italinë, ku ishte një ndër pikat kyçe të skuadrës drejt triumfit final.

Ai shihet si një ndër favoritët për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, por do të ketë një garë të vështirë me argjentinasin Lionel Mesi dhe polakun Robert Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshatrat e Malësisë së Gollakut janë bërë me rrjet të…