El Shaarawy: Unë e respektoj futbollin, nuk do ta bëja kurrë

23 tetor 2023 | 16:30

AS Roma fitoi ndaj Monzas në “Olimpico” me shifrat 1-0 teksa autori i golit për verdhekuqtë ishte Stehan El Shaarawy.

Sulmuesi po kalon një periudhë të vështirë së fundmi duke qenë se në Itali u aludua se edhe ai ishte pjesë e lojtarëve që ishin të përfshirë në vendosjen e basteve në platformat e jashtëligjshme.

Megjithatë, egjiptiani në një reagim të fundit theksoi se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi e respekton jashtë mase futbollin.

“Jam akuzuar për pjesëmarrjen në atë që quhet skandali i basteve. Më dhemb shumë, por nuk ka asnjë të vërtetë. Unë e dashuroj këtë sport, e respektoj shumë futbollin dhe nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë. Jam i pastër”, u shpreh El Sharaawy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e…