Elezi i Alternativës: Nuk mund ta ndjejmë dhe ta përjetojmë këtë shtet njësoj si maqedonasit

24 qershor 2021 | 23:19

Afan Elezi nga Alternativa i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për lojalitetin e shtetit në raport me qytetarët, ai tha se ne si shqiptarë nuk mund ta ndjejmë dhe ta përjetojmë këtë shtet njësoj si maqedonasit, përderisa ky shtet me simbole dhe me përcaktorin “makedonski”.

Ai theksoi se shteti nuk është luajal me shqiptarët edhe kur vjen puna te drejtësia apo te ekonomia e vendit.

“Ne nuk e kemi problem lojalitetin në kuptimi të sigurisë. Megjithatë nuk mund ta ndjejmë dhe ta përjetojmë këtë shtet njësoj si maqedonasit. Përderisa ky shtet me simbole dhe me përcaktorin “makedonski” na tregon neve dhe na imponon ruajtjen e shtetit nga ana e maqedonasve, atëherë nënkuptohet se ne si shqiptarë i kemi sytë nga Tirana dhe Prishtina.

Megjithatë të jesh luajal dhe të ndihesh i barabartë nuk është e njëjtë gjë. Ne jemi luajal kur vjen puna te pagimi i faturave, por kur vjen puna te shteti ai na trajton ne si minoritet. Nëse flasim për çështjen e besueshmërisë në drejtësi, ne e dimë sa është besueshmëri në këtë sistem.

Edhe kur bëhet fjala për ekonominë dihet se në cilën pjesë të Maqedonisë investohet. Në të gjithë pjesën perëndimore kemi vetëm një zonë të lirë ekonomike, vetëm në Tetovë- tha Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uendi Morton, Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në…