Elmedina Buja publikon librin “Prekazi – altar i lirisë”

29 korrik 2021 | 08:52

Elmedina Buja ka botuar librin e saj të parë me titull “Prekazi-altar i lirisë”.

Elmedina e cila jeton në Zvicër, këtë libër ia ka kushtuar familjes Jashari, konkretisht betejës se lavdishme të 5, 6, dhe 7 marsit të vitit 1998.

Ky libër është botuar edhe në gjuhën gjermane.

Pjesë e këtij libri janë Bekim dhe Besarta Jashari. Po ashtu, pjesë e librit është edhe ish-ushatari i UÇK-së, Abaz Kajtaz Jashari, i cili ka qenë pjesë e betejës së familjes Jashari. Në këtë betejë së bashku me komandatin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka rënë heroikisht edhe babai dhe vëllai i Abazit, Kajtaz dhe Ajvaz Jashari.

“Doli nga shtypi, libri im i parë ‘Prekazi-altari i lirisë’. Është e botuar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane. Të interesuarit që duan ta kenë këtë libër mund të kontaktojnë në e-mailin tim [email protected]”, ka shkruar Elmedina Buja në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, masat e nxehta të ajrit të ardhura nga…