Elmi Reçica: PDK po rikthehet fuqishëm në diasporë

11 shkurt 2022 | 00:06

Udhëheqësi i Departamentit për Diasporë të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet, Elmi Reçica, ka informuar anëtarët e këtij departamenti me qëndrimin e tij në Zvicër, në këtë vend me koncentrim të madh me shtetas të Republikës së Kosovës.

Z. Reçica, ka theksuar se “Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art”.

“Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së në këtë shtet”, ka theksuar Reçica.

Postimi i plotë i tij:

Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Departamentit për Diasporë të Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast informova anëtarët për vizitën e fundit shumë të suksesshme në Zvicër, ku është i koncentruar një numër i madh i diasporës sonë e cila ka dhënë dhe po jep kontribut shumë të çmuar në ecjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Prandaj, ne jemi mirënjohës e falënderues.

Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art.

Ky potencial është i gatshëm të ndihmojë Kosovën. Përveç kësaj, ata janë të gatshëm të organizohen. Të subjektivizohen.
Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së në këtë shtet.

Gjithashtu, shumë shpejt do të fillojë edhe organizimi partiak edhe në Gjermani, duke qenë se ekziston një gatishmëri dhe entuziazëm i madh për organizim atje.

Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet fuqishëm gjithandej nëpër diasporë. Si e tillë, Partia Demokratike do të jetë gjithmonë dhe përherë në shërbim të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i emergjencës së pandemisë duket gjithmonë e më afër,…