Elon Musk bëhet sërish baba, mirëpret në jetë binjakët me punonjësen e tij

07 korrik 2022 | 16:08

Elon Musk ka mirëpritur në jetë binjakë me Shivon Zilis, një nga drejtueset kryesore në kompaninë e tij, Neuralink. Binjakët kanë ardhur në jetë në muajin nëntor, vetëm disa javë para se ai dhe ish partnerja e tij, Claire Boucher, e njohur si Grimes, të kishin një fëmijë të dytë nga një surrogate.

Musk dhe Zilis paraqitën një peticion në prill për të ndryshuar emrat e binjakëve. Kjo ishte me qëllim që ata të merrnin ‘mbiemrin e babait të tyre dhe mbiemrin e nënës së tyre si pjesë të emrit të mesëm”, një kërkesë që një gjykatës e miratoi në maj, sipas Insider.

Thuhet se Musk i mirëpriti binjakët disa javë para se të kishte një fëmijë me Grimes përmes një surrogate

Musk është bashkëthemelues dhe CEO i Neuralink, një kompani që zhvillon implante nervore me qëllimin përfundimtar të lidhjes së trurit të njeriut me makinat, ndërsa Zilis ka qenë drejtoreshë e operacioneve dhe projekteve speciale në kompani që nga viti 2017.

Shivon Zilis, 36 vjeç, në foto, një nga drejtuesit më të lartë në kompaninë e Elon Musk Neuralink, mirëpriti binjakët me CEO të Tesla në nëntor, zbuluan dokumentet e gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë…